Site icon Telegrafi

Putin nuk dëshiron paqe, thotë kryeministri italian

Presidenti rus, Vladimir Putin nuk dëshiron paqe, ka thënë kryeministri italian.

Mario Draghi tha se sanksionet e mëtejshme mund të nevojiten për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

“Nga ana e Putinit nuk ka vullnet për paqe. Ekziston një vullnet për luftë”, tha Draghi, raporton skynews.

Theksojmë se presidenti amerikan, Joe Biden gjatë ditës së djeshme e quajti liderin rus kriminel lufte.

Ndryshe, Rusia është duke u hetuar për krime të mundshme lufte në Ukrainë. /Telegrafi/

Exit mobile version