Vladimir Putini ka nënshkruar një dekret që përcakton fushatën rutinë të rekrutimit pranveror, duke thirrur 150 mijë qytetarë për shërbimin e obligueshëm ushtarak, tregon një dokument i postuar në faqen e internetit të Kremlinit.
Të gjithë burrave në Rusi u kërkohet të bëjnë një shërbim ushtarak njëvjeçar, ose trajnim ekuivalent gjatë arsimit të lartë, që nga mosha 18 vjeç, transmeton Telegrafi.
Në korrik, dhoma e ulët e parlamentit të Rusisë votoi për të rritur moshën maksimale në të cilën burrat mund të rekrutohen në 30 nga 27.
Legjislacioni i ri hyri në fuqi më 1 janar të këtij viti. Në Rusi, shumë burra bëjnë përpjekje të mëdha për të shmangur dorëzimin e letrave të rekrutimit gjatë periudhave të thirrjes dy herë në vit.
Rekrutët nuk mund të dislokohen ligjërisht për të luftuar jashtë Rusisë, dhe janë përjashtuar nga një mobilizim i kufizuar në vitin 2022, që mblodhi të paktën 300 mijë burra me trajnime të mëparshme ushtarake për të luftuar në Ukrainë – megjithëse disa rekrutët u dërguan në front gabimisht.
Në shtator, Putin nënshkroi një urdhër që thërriste 130,000 burra për fushatën e vjeshtës dhe pranverën e kaluar Rusia planifikoi të rekrutonte 147 mijë. /Telegrafi/