Presidenti rus Vladimir Putin sot në mënyrë direkte i ka bërë thirrje trupave ukrainase, që të marrin pushtetin në vendin e tyre – duke i porositur se “do ta kenë më të lehtë të merren vesh nëse ushtria merr kontrollin mbi qeverinë”.
Gjatë një fjalimi të mbajtur, Putin theksoi se do ta ketë “më të lehtë të bisedojë me ta”, sesa me zyrtarët e Kievit që iu referohet si “banda”, transmeton Telegrafi.
“Edhe njëherë ju bëjë apel personelit ushtarak në Ukrainë – mos lejoni radikalët dhe nacionalistët ukrainas të shfrytëzojnë fëmijët e juaj, gratë dhe të moshuarit si mburojë”, shtoi Putin.
“Merrni ju pushtetin, më lehtë do të arrijmë marrëveshje”, u tha presidenti rus ushtarakëve ukrainas – duke shfrytëzuar edhe njëherë taktikat e tij të çuditshme. /Telegrafi/
https://twitter.com/Andrew__Roth/status/1497231464957632512?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1497231464957632512%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.theguardian.com%2Fworld%2Flive%2F2022%2Ffeb%2F25%2Frussia-ukraine-invasion-latest-news-live-updates-russian-war-vladimir-putin-explosions-bombing-invades-kyiv