Telegrafi

Putin është takuar me Prigozhinin, e konfirmon edhe zëdhënësi i Kremlinit

Kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, ndodhet në Moskë që nga 1 korriku, njoftoi media franceze Liberation, duke cituar shërbimet e inteligjencës perëndimore.

Sipas raportit, Prigozhin po mbahej në Kremlin dhe po negocionte me Putinin për fatin e Wagner, transmeton Telegrafi.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, konfirmoi sot se Prigozhin dhe Putin u takuan më 29 qershor. Ai tha se takimi ka zgjatur tre orë dhe në të kanë marrë pjesë 35 persona.

Lexo po ashtu Kreu i grupit mercenar rus Wagner gjendet në Moskë?

“Gjatë një takimi tre orësh me 35 persona, dy komandantë të njësisë Wagner i thanë Putinit se do të vazhdonin të luftonin për të”, pohon Peskov.

Kujtojmë se pak ditë më parë presidenti i Bjellorusisë, Aleaandar Lukashenko tha se Prigozhin ndodhet në Rusi dhe se çështja e zhvendosjes së mijëra luftëtarëve të tij në Bjellorusi ende nuk është zgjidhur. /Telegrafi/