Site icon Telegrafi

Putin me deklaratë qesharake: Jemi sulmuar, prandaj po luftojmë

Presidenti rus, Vladimir Putin po mundohet ta mbajë gjallë frymën e luftës në vendin e tij.

Ai gjatë dy viteve të pushtimit të Ukrainës, ishte arsyetuar se po shkelën të drejtat e rusëve gjersa kohët e fundit ka nisur të ndryshojë narrativen, sa që është bërë qesharak.

Lexo po ashtu Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Putin së fundi deklaroi se rusët u detyruan të luftojnë pasi janë sulmuar si shtet.

“Rusia po lufton për pavarësinë dhe mbijetesën e saj pasi është sulmuar”, pohoi 71-vjeçari.

Lexo po ashtu A e organizoi vetë Kremlini sulmin në Moskë, pamje që hedhin dyshime - policët nuk intervenojnë gjersa qytetarët po iknin të tmerruar

Ai tha gjithashtu se Rusia nuk kishte në plan të sulmonte Ukrainën, por ishte “e detyruar”.

Ndryshe, Putin deri vonë nuk ka thënë se ishte në luftë me Ukrainën, por se po kryente një “operacion special ushtarak”. /Telegrafi/

Exit mobile version