Telegrafi

Putin i bën thirrje kompanive shtetërore të krijojnë njësi të mercenarëve të luftojnë në Ukrainë

Mark Voyge, ish-këshilltar special për lidhjet me Rusinë dhe Euroazi pranë komandës së ushtrisë amerikane në Evropë, ka thënë për Sky News, se Vladimir Putin i ka bërë thirrje kompanive që mbështeten nga Kremlini, që të rekrutojnë mercenarë që të luftojnë në Ukrainë, me qëllim që t’i bëjnë ballë kundërofensivë ukrainase gjatë dimrit.

Voyger theksoi se ky plan do t’i dështojë Putinit, pasi që njerëzit e rekrutuar “nuk janë ushtarë të vërtetë”, por presidenti rus do të vazhdojë sidoqoftë që këtë ide ta çojë deri në fund, transmeton Telegrafi.

Raportohet se ushtria ruse është larguar e pushtuar nga paniku nga rajoni i Kharkivit pasi Moska dha urdhëruar për tërheqje, dhe kështu lanë pas vetes shumë municion e armë të kalibrit të ndryshëm.

Televizionet që mbështesin luftën e Rusisë në Ukrainë, kanë filluar të dorëzohen dhe po e shohin me skepticizëm efektivitetin e ushtrisë ruse në Ukrainë – madje disa kanë bërë thirrje për mobilizim masiv që të parandalohen humbjet e mëtejme.

Deri më tani, Kremlini i ka “rezistuar” kësaj thirrje, por një numër analistësh kanë bërë të ditur se ka filluar rekrutimi nga provincat ruse.

“Në aspektin e rekrutimit të ushtarëve, Putin ka promovuar idenë e kompanive shtetërore ruse që aktualisht organizojnë njësitë e tyre të mercenarëve – të cilët i paguajnë dhe dërgohen për të luftuar për Rusinë në Ukrainë”, shtoi Voyger. /Telegrafi/