Udhëheqësi i forcave çeçene, Ramzan Kadyrov e ka cilësuar marshimin e Prigozhinit si tradhti dhe “thikë pas shpine ndaj Rusisë”.
Luftëtarët çeçen “janë nisur tashmë drejt zonave të tensionuara”, tha Kadyrov.
Ai u bëri thirrje “luftëtarëve” të mos “bien pre e provokimeve” – megjithëse ishte e paqartë nëse po fliste për mercenarët rus të Wagnerit, ushtarët rusë, apo të dyja.
“Nuk është koha për të shprehur ankesa personale”, tha ai, duke iu referuar grindjes së gjatë midis Yevgeny Prigozhinit dhe ministrisë ruse të mbrojtjes, raporton skynews.
“Ky është rebelim ushtarak. Nuk ka asnjë justifikim për veprime të tilla. Unë mbështes plotësisht çdo fjalë të Vladimir Putinit. Rebelimi duhet të shtypet”, tha ai.
Ndryshe, Prigozhin me mercenarët e Wagnerit kanë marr nën kontroll një rajon në Rusi dhe synon ta largojë nga strukturat e ushtrisë ministrin e Mbrojtjes, Sergey Shoigu. /Telegrafi/