Hailey Bieber i tregoi bashkëshortit Justin Bieber një shfaqje publike të dashurisë në një postim të ri në Instagram të premten (1 korrik).
Modelja 25-vjeçare i dhuroi një puthje yllit të popit 28-vjeçar me origjinë kanadeze, i cili ishte shtrirë në një dyshek yoga në dyshemenë e një palestre.
“Gëzuar ditën e Kanadasë! Puthe një kanadez nëse e di se çfarë është mirë për ty”, ka shkruar modelja poshtë imazhit.
Hailey kishte veshur xhinse dhe një bluzë të bardhë të shkurtër ndërsa Justin ishte pa bluzë i veshur me një palë pantallona sportiv të shkurtët teksa mbante me pasion kokën e gruas së tij.
Më herët gjatë ditës, themeluesja e “Rhode Skin” u pa në Los Angeles teksa kryente obligimet e saj, shkruan DailyMail.
Bukuroshja kishte veshur një bluzë të zezë të prerë nga Hyein Seo, e cila tregonte barkun e saj të tonifikuar.
Ajo ishte e kombinuar me pantallonat e bardha “194 Local” dhe “Balenciaga Destroy Trainers”.
Hailey mbante një çantë të zezë me tegela “Yau-Weeks Studios” me një lule të bardhë përpara.
Ndërkohë, Justin ka nisur daljet publike që kur njiftoi se u diagnostifikua me sindromën ‘Ramsay Hunt”.
Artisti botëror u pa pak ditë më parë me partneren e tij në Sushi Park në WeHo të Hollywoodit. /Telegrafi/