Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar një operacion ushtarak në Ukrainë, me shpërthime të dëgjuara menjëherë në të gjithë vendin dhe ministri i jashtëm i saj paralajmëroi se një “pushtim në shkallë të plotë” ishte duke u zhvilluar.
Kjo ndodhi pasi javët e diplomacisë intensive dhe vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë nuk arritën ta pengonin Putinin, i cili kishte grumbulluar midis 150,000 dhe 200,000 ushtarë përgjatë kufijve të Ukrainës, përcjell Telegrafi.
Putin u bëri thirrje ushtarëve ukrainas të dorëzonin armët dhe tha se operacioni po mbikëqyrte një “gjenocid” në lindje të Ukrainës.
Kremlini kishte thënë më herët se udhëheqësit rebelë në Ukrainën lindore i kishin kërkuar Moskës ndihmë ushtarake kundër Kievit.
Shtrirja e sulmeve të së enjtes nuk ishte menjëherë e qartë, por ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba tha se skenari më i keq po ndodhte.
Dhe presidenti Joe Biden paralajmëroi menjëherë për “pasojat” për Rusinë dhe se do të kishte një “humbje katastrofike të jetës dhe vuajtje njerëzore”.
Shefi i NATO-s dënoi “sulmin e pamatur dhe të paprovokuar” të Rusisë ndaj Ukrainës por reagime të ashpra erdhën edhe nga vende të tjera të Evropës dhe jo vetëm.
Ndërkohë disa fotografi më poshtë tregojnë disa nga momentet më kyçe të zhvillimeve gjatë ditës atje. /Telegrafi/