Telegrafi

Pushteti dhe opozita ende nuk i kanë përafruar qëndrimet për statusin e PSP-së

Takimi i sotëm midis grupeve të punës në pushtet dhe opozitës në Ministrinë e Drejtësisë përfundoi pa përparim.

Dallimet kryesore mbeten midis të dy palëve në përbërjen e stafit të ardhshëm të Prokurorisë Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe për të ardhmen e rasteve që PSP ka hapur para dhe pas afatit ligjor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas takimit, zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Antonio Millososki tha se qeveria me sa duket nuk ishte e gatshme të hiqte dorë nga kontrolli i saj mbi prokurorinë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, por nuk ishte e gatshme të hiqte dorë edhe nga prokurorja Vilma Ruskoska, e cila, sipas atyre, i referohen si avokate e zyrtarëve të lartë të qeverisë që me sa duket janë të përfshirë në rastin “Haraçi”.

Sipas ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska kërkesat e OBRM-PDUKM-së janë reaksioare dhe staliniste.

“Me këto kërkesa OBRM-PDUKM shihet qartë se ka qëllim që të ul efikasitetin e prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion”, tha Deskoska.

Në pyetjen se a është optimiste se ligji do të miratohet deri më 15 shtator, Deskoska tha se pret që opozita t’i vendos interesat shtetërore para atyre politike dhe të ndryshojë kërkesat./Telegrafi/