Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, po shfrytëzon momentin teksa futbolli italian është në pushim.
Futbollisti i klubit italian, Inter, tash e sa kohë është i martuar me modelen, Wanda Nara, historia e të cilëve tashmë dihet, pasi që pikërisht modelja ka fëmijë nga marrëdhënia me ish shokun e Icardit, Maxi Lopez.
Teksa çifti ka lënë prapa historinë në fjalë duke u fokusuar në jetën e tyre private, ata po shijojnë momentet më të mira të jetës në Maldive.
Pa fëmijët e tyre, Icardi dhe Wanda kanë udhëtuar drejt Dubait, ku po shijojnë momentet më të bukura të jetës.
Në një seri imazhesh të publikuara, Icardi shfaqet në të bardhë, me këpucë të brendit Nike, teksa Wanda ka një veshje më të thjeshtë dhe jo provokative.
Në vitin 2013 Wanda ishte ndarë nga Maxi Lopez me të cilin ka tri djem.
Ajo nisi po atë vit romancën me Mauro Icardin, të cilin e ka njohur gjatë shoqërimit të tij me Maxi Lopez, kurse u martuan më 27 maj të vitit 2014, kurse ata kanë dy vajza, Francescan dhe Isabellan.
Icardi dhe Maxi Lopez refuzuan t’i shtrëngonin duart në përballjen mes Interit dhe Sampdorias në prill të vitit 2014, çka e bëri këtë derbi të quhet “Ëanda derby”. /Telegrafi/