Telegrafi

Punonjësit i kërkuan ta vendosë maskën në market, konsumatori britanik i nervozuar shkatërroi gjithçka që kishte nëpër rafte

Një konsumator kishte humbur durimin kur punonjësit e një marketi i kërkuan ta vendosë maskën mbrojtëse në fytyrë, për të parandaluar përhapjen e mëtejme të COVID-19.

Ai filloi të shkatërrojë raftet me mallra të ndryshme ushqimore që i hidhte nëpër dysheme dhe vazhdimisht bërtiste. Ngjarja ka ndodhur në Uxbridge në pjesën perëndimore të Londrës, transmeton Telegrafi.

Mediat lokale raportojnë se gjithçka filloi kur punonjësi i kërkoi të vë maskë, ndërsa konsumatori pa u menduar dy herë filloi të thyej e shkatërroj gjithçka.

E pasi që punonjësit e tjerë i telefonuan policisë, i dyshuari është arrestuar nën dyshimin për shkatërrim prone dhe vandalizëm.

Raste të tilla nuk janë bërë të rralla në kohën e pandemisë, ku në qytete të ndryshme nëpër botë, qytetarët kanë shkatërruar gjithçka brenda lokale kur u është kërkuar nga punonjësit të vendosin maskë.

Madje në një rast në Brazil, konsumatori i ka kërcënuar me armë se do t’i “likuidojë” të gjithë nëse e përsërisin një gjë të tillë. /Telegrafi/