Telegrafi

Punonjësit e centralit bërthamor bllokojnë rrugët me kamionë e traktorë – që forcat ruse të mos kalojnë

Qindra punonjës dhe banorë lokalë kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt centralit bërthamor në juglindje të qytezës Enerhodar, derisa trupat ruse po avancojnë në atë rajon.

Videoja e postuar në Facebook nga autoritetet lokale, shfaqin turmën duke bartur flamuj ukrainas dhe bllokuar rrugën – duke ia pamundësuar rrugëtimin e mëtejmë forcave ruse, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Presidenti bjellorus zbuloi planet e Rusisë për ta pushtuar Moldavinë

Traktorë e kamionë të shumtë janë përdorur gjithashtu për të bllokuar rrugët. Dmytro Orlov, kryetar i Enerhodadit, tha në Facebook se janë pozicionuar dhe nuk e kanë ndërmend të lejojnë rusët të kalojnë dhe ecin drejt centralit bërthamor.

“Të gjitha shërbimet komunale po funksionojnë dhe nuk e kemi ndërmend të dorëzojmë qytezën te rusët, jemi të vendosur për këtë”, shtoi Orlov. /Telegrafi/