Telegrafi

Punonjëses 99-vjeçe të cirkut në Britani i realizohet ëndrra jetësore – të jetë pjesë e spektaklit ku rreth trupit të saj fluturojnë thikat

Një gruaje 99-vjeçe nga Britania e Madhe i është plotësuar ëndrra jetësore – që të jetë pjesë e spektaklit kur rreth trupit të saj hidhen thika gjatë një shfaqe në cirk.

Annie Duploock, nga Leicestershire, u fut në skenë ku në drejtim të saj u hodhën dhjetëra thika nga një profesioniste, që për fat të mirë as edhe një nuk e preku, transmeton Telegrafi.

Ish-punonjësja e cirkut, që do te festojë ditëlindjen e 100-të gusht tha se “u kënaq” nga kjo përvojë.

Ajo punoi në cirk për 30 vite, ku detyra e saj ishte vendosja e posterëve nëpër qytet që paralajmëronin spektakël.

Duploock fare nuk u tremb, përkundrazi u fut në skenë – derisa mijëra të pranishëm ndiqnin nga afër spektaklin. /Telegrafi/