Telegrafi

Punëtori vjedh nga arka 6,365 euro, arrestohet nga Policia

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ankuesi mashkull kosovar ka informuar se punëtori i tij i dyshuari mashkull  kosovar, kishte vjedhur 6365 euro nga arka e pompës së derivateve.

Rasti është raportuar në Banullë të Graçanicës, të premten rreth orës 12:18.

I dyshuari është arrestuar dhe i janë gjetur parat e vjedhura.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/