Agjencia për Supervizionin e Sigurimit, në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Trupin evropian për sigurim dhe fonde pensionale (EIOPA), nesër dhe pasnesër në Ohër organizon punëtori me temë ‘Supervizioni i bazuar në rrezik’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qëllimi i punëtorisë është që pjesëmarrësit të njoftohen me mënyrën e zbatimit të supervizionit të bazuar në rrezik, që është kërkesë e obligueshme në pajtim me Direktivën e re për Solvencë 2 për sigurim, e cila nga 1 janari i vitit 2016 filloi të zbatohet nga vendet anëtare të BE-së.
‘Duke i pasur parasysh qëllimet strategjike të RM-së qasje në BE dhe nevojën e harmonizimit të legjislaturës vendore me legjislaturën e BE-së, kjo punëtori dukshëm do të kontribuojë për aktivitetet e mëtejme në drejtim të harmonizimit të legjislaturës vendore’, theksojnë nga Agjencia.
Në punëtori pritet të marrin pjesë përfaqësues të trupeve rregullatore për supervizion prej vendeve anëtare të BE, si dhe vendeve evropiane të cilat nuk janë anëtare të BE-së. /Telegrafi/