Telegrafi

Punëtori në një aeroport të Izraelit pezullohet nga puna pasi valëviti flamurin ukrainas përpara një aeroplani të Rusisë

Një punëtor në aeroportin Ben Gurion të Izraelit është pezulluar nga puna pasi ka valëvitur një flamur ukrainas përpara një aeroplani rus pranë pistës.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, videoja tregon njeriun e veshur me një jelek të verdhë duke valëvitur flamurin përpara aeroplanit rus, derisa punonjësit e tjerë të aeroportit shikojnë, disa prej tyre kanë filmuar.

Siç raportohet, burri pas këtij veprimi u pezullua nga puna. Nuk u bë e qartë se kur ka ndodhur ngjarja. /Telegrafi/