Site icon Telegrafi

Punëtori indian i ndërtimit vrapon 100 metra në 9.55 sekonda, duke thyer rekordin e Usain Bolt

Një punëtor ndërtimi nga India dyshohet se ka thyer rekordin botëror të 100 metrave të Usain Bolt me ndihmën e dy buajve.

Srinivasa Gowda, 28-vjeç, nga Karntaka, India Perëndimore, po merrte pjesë në Kambala – ku njerëzit vraponin më shumë se 100 metra nëpër fusha orizi ndërsa mbanin dy buaj – kur ai dukej se mundi kohën e Usain Bolt.

Bolt vendosi një rekord prej 9.58 sekondash në vitin 2009, por Gowda raportohet se i mbuloi 100 metrat e tij të parë në vetëm 9.55 sekonda, transmeton Telegrafi.

Në përgjithësi, raportohet se punëtori i ndërtimit distancën totale prej 142.4 metra e kaloi për vetëm 13.62 sekonda.

Ai i tha për Asia News International: “Njerëzit po më krahasojnë me Usain Bolt. Ai është një kampion bote, unë jam duke vrapuar vetëm në një fushë”.

Ministri i qeverisë Kiren Rijiu postoi një fotografi të 28-vjeçarit në veprim dhe u zotua se trajnerët e lartë në vend do ta stërvitnin atë.

Njeriu i shpejtë i lavdëroi gjithashtu dy buallët e tij që e bënë atë të vrapojë kaq shpejtë.

Sidoqoftë, organi drejtues sportiv për Kambala paralajmëroi kundër krahasimeve me Bolt. /Telegrafi/

Exit mobile version