Në Norfol të Anglisë, një punëtor është përleshur me menaxherin, sepse në kamionin ishte shumë nxehtë.
Nicholas Churchill e ka ndezur kamionin që po punonte dhe është larguar me shpejtësi nga vendi i punës.
Kompania e ka njoftuar Policinë se ai është arratisur në drejtim të panjohur, me makinën prej 30 tonelatave, transmeton Telegrafi.
Policia i është vënë pas burrit 40-vjeçar, i cili është bërë i dhunshëm dhe është kundërvënë duke ua dëmtuar veturat.
Përgjatë ndjekjes prej dy orëve, ai ka vozitur në 50 kilometra në orë dhe i ka dëmtuar tri vetura policie.
Gjykata i ka marrë përkohësisht licencën e punës, ndërsa për veprën penale ai pritet të dënohet me gjobë. /Telegrafi/