Punëtorët teknik të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, po protestojnë sot para Rektoratit të UP-së, duke kërkuar pagë minimale 350 euro.
Me pankarta në duar me mbishkrimin “Ndal diskriminim e punëtorëve më sektorin privat”, ata po qëndrojnë në oborrin e rektoratit.
Sipas tyre, punëtorët teknik po diskriminohen andaj kanë vendosur të mos kryejnë detyrat e tyre nëse nuk u plotësohen kërkesat.
Ndërkohë, përfaqësuesi i tyre, Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës ka hyrë në Rektorat për të zhvilluar një takim lidhur me këto kërkesa.