Telegrafi

Punët e mëparshme të këngëtarëve dhe arsyet pse u pushuan (Video)

Me talentin dhe zërin që kanë, ata tani kanë famë në tërë botën, por para se të fillonin jetën e shoubizit, bënin punë të thjeshta.

Madje, nuk ishin as nga punëtorët më të mirë, ndërsa shumë prej tyre edhe ishin pushuar nga puna.

Kanye West ka punuar në një dyqan ku shiten rroba, ndërsa ka treguar se ka vjedhur gjatë tërë kohës, por kurrë nuk e kanë zënë.

Mbretëresha e muzikës pop, ka punuar në një furgon ku shiteshin krofne. Meqenëse, Madonna ia ka hedhur sosin një klienti, atë e kanë larguar nga puna.

Para se të bënte famë, Rod Stewart, ka qenë varrmihës. Ozzy Osbourne ka punuar gjithçka nga pak. Prej hidraulikut, ai është bërë testues i borive të veturave, ndërsa më parë ka qenë kasap në thertore të kafshëve.

Këngëtarja Pink ka punuar në McDonald’s dhe Pizza Hut.Ajo është përjashtuar nga puna, sepse ka ngrënë shumë hamburgerë.

Jay Z tani bën jetë luksoze dhe ka krijuar familje me këngëtaren Beyonce, por më parë ai ishte shitës i drogës.

Punimi i dekorimeve për bredhin e vitit të ri, ka qenë puna e mëparshme e Jon Bon Jovit, ndërsa para se t’i bashkohej grupit “No Doubt”, Gwen Stafani punonte në Dairy Queen.

E njohur për veshjet e shumta, Mariah Carey ka dollapë të tërë me fustane të ndryshme. Por, këngëtarja e hitit “Without You”, dikur punonte si kujdestare e kabinës së ku klientët provojnë rrobat. /Telegrafi/

Musicians Jobs Before They Were Famous

Here's the ordinary jobs that these musicians did before they were famous…

Posted by UNILAD Sound on Mittwoch, 25. Mai 2016