Telegrafi

Punësimi sezonal: Shumë shtete të interesuara për punëtorët nga Kosova

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale angazhohet për punësim sezonal të kosovarëve jashtë vendit. Abrashi tha se këtë sezon do të punësohen rreth 1000 kosovarë.

Për RTV21 ai tha se disa marrëveshje janë finalizuar dhe se nga këto marrëveshje do të punësohen një numër i madh i qytetarëve.

Sipas tij, janë dy iniciativa madje: një për Gjermaninë – që është nënshkruar me Odën Ekonomike Gjermane, ndërsa është duke u punuar me një agjenci që merret me punësim në Kosovë.

Abrashi ka bërë të ditur se marrëveshje për punësim sezonal mund të nënshkruhen edhe me shtetet që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, por se me to do të fillohet të negociohet pasi që të nënshkruhen marrëveshjet që janë në proces.