Telegrafi

Punëdhënësit do të inspektohen me metoda të reja

Metoda e re gjatë inspektimit tek punëdhënësit lidhur me mbikëqyrjen, fuqizimin dhe zbatimin e Ligjit të Punës dhe Ligjit për Sigurinë në Punë, do të fillojë tash e tutje.

Kjo metodë është shpalosur nga ministri i MPMS-së, Arban Abrashi, i shoqëruar nga drejtori i Trupës Ekzekutive të Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi.

Ky inspektim i ri do të jetë përpilimi i një liste me dokumentacion të nevojshëm të legjislacionit përkatës si dhe informimi i punëdhënësve me këtë listë një muaj më parë.

Sipas ministrit Abrashi kjo qasje e re e inspektimit do të ndihmojë në reflektimin e bizneseveku do të kenë kohë mjaftueshëm të përmirësojnë ngecjet në rast që ekzistojnë duke aluduar kështu në sensibilizimin dhe vetëdijësimin e punëdhënësve dhe jo gjobitjen ndaj tyre.