Telegrafi

Punë ekipore: Largojnë veturën e parkuar në vend të gabuar (Video)

Tramvaji duhej të ndalonte, por një veturë e parkuan në binarë, pamundësonte lëvizjen.

Pronarja e veturës kishte shkuar për të bërë pazar, ndërsa nuk është kujdesur që të parkohet në vend adekuat, transmeton Telegrafi.

Të pranishmit në qendër të Nottinghamit, filluan që fizikisht të lëvizin veturën, duke e larguar më tej.

E turpëruar para njerëzve dhe policisë që i dha gjobën, gruaja hyri në Mini Cooper dhe u largua shpejtë nga aty. /Telegrafi/