Manchester United raportohet se ka arritur marrëvehsje me Juventusin për një transferim që do të kapë shumën rekord prej 132 milionë euro.
The Sun shkruan se marrëveshja është arritur dhe do t’i shohë Djajtë e Kuq duke i paguar Juventusit plot 110 milionë euro dhe 20 milionë të tjera agjentit Mino Raiola.
Raiola besohet se do të fitojë edhe katër milionë euro tjera shtesë nga Juventusi.
Pogba u largua nga Unitedi në vitin 2012 për një shumë prej 800 mijë funtesh, teksa do të rikthehet te Unitedi për një shumë rekord transferimi.
Raiola raportohet se mbajti bisedime serioze me Juventusin dhe besohet se marrëveshja është arritur dhe pritet të zyrtarizohet në orët në vazhdim. /Telegrafi/