Telegrafi

“Pull Up”, S4MM vjen me një këngë të re

Foto: Screenshot/YouTube

S4MM është rikthyer me një projekt të ri muzikor pas një kohe të gjatë.

Reperi nga Tetova ka bërë kthimin me një këngë të titulluar “Pull Up”, e cila vjen e shoqëruar me video.

Ai ka bërë një interpretim të veçantë, ku edhe tashmë shquhet për stilin e tij.

Foto: Screenshot/YouTube

Producimi u bë nga Don Gima dhe Niza me video të kompletuar nga Noir.

Lexo po ashtu S4MM rikthehet me këngën e re "Ta shoh" pas një kohe të gjatë

Kjo këngë tashmë ndodhet në platformën YouTube, në kanalin zyrtar të Samir Selimit (emri i vërtetë).

Foto: Screenshot/YouTube

I njëjti veç këngëve ka bërë një tërheqje edhe nga rrjetet sociale, pasi poston tejet rrallë.

Artisti shqiptar siç shihet ka vendosur të mos jetë edhe aq prezent në media, e të mos komentohet. /Telegrafi/