Christian Pulisic duket se do të largohet nga Chelsea pas tri viteve qëndrim në Stamford Bridges.
Sulmuesi amerikan ka kaluar formë të ndryshme te Chelsea, në disa periudha mirë e në disa të tjera vuajti nga lëndimet e shumta.
Por këtë edicion amerikani nuk ka gjetur hapësirat e duhura dhe ka vendosur të largohet nga Chelsea në fund të sezonit.
23-vjeçari ka luajtur në 38 ndeshje zyrtare në të gjitha garat, ku ka shënuar tetë gola e ka asistuar në pesë të tjerë.
Ai ka vendosur të largohet në fund të sezonit për shkak të minutazhës pasi dëshiron që të jetë një futbollist i formacionit bazë.
Mediat në Ishull kanë raportuar se dy gjigantët evropianë Bayern Munich dhe Juventus kanë shprehur interesim për transferimin e sulmuesit anësorë.
Chelsea mund të pranojë ta lë të lirë reprezentuesin amerikan, por që nga shitja e tij synon të fitojë mbi 40 milionë euro. /Telegrafi/