Janë shpendë të butë e simpatikë, që ndonjëherë marrin ushqim nga tavolinat e ikin pa shkaktuar telashe.
Por, një pulëbardhë nuk ka qenë aq e dashur me drejtuesit e disa makinave, që po vozisnin diku në Turqi.
Nëse shihni me kujdes videon e postuar më poshtë, mund të shihni shpendin e bardhë që kalon afër një veture, e cila ulë shpejtësinë në mënyrë që të mos e shtypte, transmeton Telegrafi.
Por, ky veprim bëri që shtatë vetura të ndeshen njëra pas tjetrës, teksa trafiku është bllokuar për disa orë. /Telegrafi/