Telegrafi

Publikuan fotografinë në Instagram pa autorizimin e fotografit, Kim dhe Kanye West paditen në gjyq

Kim Kardashian dhe Kanye West u dashuruan me njëri-tjetrin, siç kanë deklaruar në postimet në rrjetet sociale përmes fotografive të ëmbla – por tani për këtë arsye ata kanë marrë edhe një padi gjithashtu.

Kjo fotografi mes Kanyet dhe Kimit përfundoi në Instagramin e Kim Kardashianit në tetor të vitit 2018 – dhe ndërsa më shumë se 2.2 milion njerëz e pëlqyen atë, një fotograf profesionist e urren atë deri në pikën që po e hedh në gjyq Kimin.

Saeed Bolden thotë se ai është djali që realizoi këtë fotografi, dhe për këtë arsye ai e zotëron atë. Sipas padisë, të siguruar nga TMZ, Bolden thotë se ai kurrë nuk i dha leje KKW për ta përdorur atë, dhe as ajo nuk e pagoi atë për ta përdorur atë … kështu që ai dëshiron diçka të vogël për kompensim.

Kjo është fotografia që e realizoi fotografi Saeed Bolden, dhe Kim e publikoi në Instagramin e saj pa autorizimin e tij (Foto: Kim Kardashian/Instagram)

Padyshim, është një fotografi e rrallë … Kanye shihet i buzëqeshur si rrallëherë. Fotografia u realizua në festën e publikimit të albumit të Nas, producent i të cilit ishte vet Kanye West.

Por sa do të jetë ky kompensim për publikimin e fotografisë pa autorizimin e fotografit? Bolden nuk e përcakton çmimin – ai po padit Kimin për çdo fitim që ajo ka arritur nga kjo footgrafi e publikuar në Instagram, plus dëmet ndëshkuese.

Çuditërisht, ai po padit edhe markën e Kim Kardashian, “Skims Body”, sepse ai pretendon se të dyja faqet janë të menaxhuara nga Kim dhe kanë marrë fitime në krah të saj, ani pse llogaria e “Skims Body” në Instagram nuk e publikoi kurrë fotografinë në fjalë! /Telegrafi/

Kim Kardashian dhe Kanye West (Foto: Dimitrios Kambouris/Getty Images/Guliver)