Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, së fundmi ka realizuar një fotosesion për revistën Vogue të Australisë.
Krahas setit të veçantë fotografik e me stil interesant, ylli nga Kosova ka dhënë edhe një intervistë ku ka folur për lidhjen me regjisorin nga Zelanda e Re, Taika Waititi.
E pyetur për këtë romancë, biondja theksoi se është ‘në një vend të mrekullueshëm’ duke mos dhënë detaje të tjera.
“Këto janë disa nga prapaskenat e fotosesionit për Vogue. Ekipi ishte i mrekullueshëm në provuam shumë gjëra të reja. Shumë dashuri për të gjithë që janë të përfshirë në këtë”.
“Nëse më njihni, e dini që më pëlqen të eksperimentoj dhe të provoj gjëra të reja”, ka thënë më tej bukuroshja e njohur.
Ora ndërkohë shfaqet në disa veshje të çuditshme siç nuk e kemi parë asnjëherë. Kjo e dëshmon edhe një herë epitetin e të qenit “Ikona e Stilit” siç edhe u shpërblye me çmimin në Javën e Modës në New York.
Krijuesja e hitit “Let You Love Me” momentalisht është në përgatitje e sipër të projekteve të reja, derisa po e shijon në masë të madhe jetën sentimentale. /Telegrafi/