Telegrafi

Publikon një fotografi nga fëmijëria, Mihrije Braha: Si e vogël, si e madhe, unë gjithmonë bukuroshe

Këngëtarja e njohur Mihrije Braha e ka nisur shumë e re karrierën e saj në muzikë.

Ajo ka mbaruar shkollën fillore në Mitrovicë, ndërsa të mesmen e ka vazhduar për medicinë.

Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një fotografi shumë të veçantë nga fëmijëria e saj.

Imazhi në fjalë e shfaq këngëtaren kur ishte e vogël, gjersa karakterizohej me stilin e flokëve të shkurtra.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Si e vogël, si e madhe, gjithmonë bukuroshe” (sic.), ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.

Ndryshe, Braha ka sjell ndër vite shumë këngë dhe pavarësisht moshës, vazhdon të mbetet njëra ndër këngëtare më atraktive të tregut. /Telegrafi/