Telegrafi

Publikon fotografi me artistët që performoi në “Time Capsule II”, Capital T: I nderuar të ndaj skenën me këta legjenda

Rap-artisti i njohur shqiptar, Capital T, të premten (11 gusht) mbajti koncertin e tij “Time Capsule II”.

Ai organizoi një koncert të përmasave ndërkombëtare me të ftuar specialë dhe me një skenë të mrekullueshme.

Përveç yllit me famë botërore, Akon, Kapo kishte ftuar edhe disa artistë të tjerë shqiptarë.

Foto: Screenshot/Instagram

Në skenë iu bashkuan edhe këngëtarë si: 2po2, MC Kresha, Lyrical, Elvana Gjata etj.

Lexo po ashtu “Edhe sonte ia kemi dalë mam, të dua shumë” - momenti emocionues në koncertin e Capital T

I njëjti ndau disa imazhe përkrah tyre, ku thotë se është i nderuar që ndau skenën me këta legjenda.

Foto: Screenshot/Instagram

“I nderuar që të ndaj skenën me këta legjenda”, u shpreh ai.

Koncerti i Trim Ademit (emri i vërtetë) u mbajt në Parkingun e ‘Pallatit të Rinisë’ me qindra mijëra fansa.

Foto: Screenshot/Instagram

31 vjeçari interpretoi hitet që ka realizuar ndër vitesh për të shënuar një tjetër sukses të madh në karrierën e tij. /Telegrafi/