Një person është shoqëruar në stacionin policor, pasi që i njëjti kishte publikuar foto duke shtënë me armë zjarri në oborrin e tij.
Rasti ka ndodhur në fshatin Pakashticë e Epërme të Podujevës.
“Është konfiskuar arma M-48 me leje e cila ishte pronë e prindërve të të dyshuarit dhe i njëjti kishte keqpërdorur armën. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/