Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person në fshatin Lubavec të Skënderajt.
I njëjti u arrestua pasi që postoi një fotografi me pistoletë në rrjetet sociale.
Gjatë kontrollit, i dyshuari ka dorëzuar armën e zjarrit së bashku me një karikator dhe pesë fishekë.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit. Hetimet për rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/