Komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, ka njoftuar se forcat ukrainase kanë shkatërruar 12 dronë të lëshuar nga Rusia gjatë natës, një raketë Kh-59 si dhe një bombardues SU-34.
“Dua të falënderojë forcat ajrore për suksesin në fushëbetejë”, ka thënë Mikola Oleshchuk në aplikacionin Telegram, transmeton Telegrafi.
E në rrjetin social X, është shfaqur videoja e rrëzimit të aeroplanit luftarak rus në afërsi të Dajkovës në lindje të rajonit Luhansk.
Konsiderohet që SU-34 është një prej bombarduesve më të fuqishëm rus, që është rrëzuar me raketën amerikane të tipit Patriot.
Në video shihet aeroplani i përfshirë nga zjarri duke u rrëzuar në tokë, me shpejtësi të madhe si dhe tymi i zi që ngritet në qiell. /Telegrafi/
Footage of a Russian fighter, downed by a Ukrainian SAM earlier today (likely PATRIOT), falling near Dyakovo, Luhansk Oblast. pic.twitter.com/wY7rY0yN0W
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) February 17, 2024