Derisa po e zhvillonin lojën, një përplasje e madhe mes Meritonit dhe Jul Dedës nuk mungoi.
Kjo për shkak të një fjale që aktori i njohur i kishte thënë prezantuesit, gjë që nuk i kishte pëlqyer fare.
E aq më pak, Meriton Mjekiqi u irritua për atë se Juli u shpreh se e përfaqëson Shqipërinë.
“Nuk e përfaqëson ti një vend kaq me vlera me këtë arrogancë dhe me një fjalë kaq të pisët”, u shpreh ai.
Mjekiqi theksoi: “Nuk e kam kuptuar kurrë në jetë unë kërcënimin në sy, kështu që tregoji Vëllait të Madh nëse është lojtari i juaj i preferuar dhe keni dëshirë me bo skema me të. Tregoji Vëllait të Madh se nuk jam mësuar unë kërcënimin me sy”.
I njëjti më pas u pyet nga opinionisti Arbër Hajdari se përse Juli është i preferuari i produksionit.
Prezantuesin nuk e lanë të flisnin duke ndërhyrë edhe të tjerët. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ngsokqKUpj8