Telegrafi

Publikohet video nga vallëzimi në dasmën e Messit, Pique i jepet krejtësisht Shakirës (Video)

Futbollisti i njohur Lionel Messi i dha fund beqarisë javën e kaluar me një dasmë madhështore, ku të ftuar ishin edhe shumë prej yjeve të futbollit.

Gerard Pique ishte njëri ndër ta, i cili në këtë dasmë kishte shkuar me bashkëshorten e tij, këngëtaren Shakira.

Lexo po ashtu Dukja e yjeve të futbollit në dasmën e Messit (Foto)

Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale, shfaqet një nga momentet ku të gjithë vallëzonin në dasmën e Messit.

Ndërkohë, në fokus vëreheshin Shakira dhe Pique, ndërkohë ky i fundit i dehur nga dashuria, i ishte dorëzuar krejtësisht bashkëshortes së tij. /Telegrafi/