Edhe pse kemi gati një javë nga përballja mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor në UFC, ky meç vazhdon të komentohet për shkak të përleshjes masive që ndodhi në përfundim të tij.
Ishte Khabib që pas fitores ndaj Conorit kaloi rrethojat e oktagonit dhe goditi trajnerin e McGregorit, Dillon Danis, gjë që në fund prodhoi një përleshje masive mes dy skuadrave.
Deri më tani ishte raportuar në media se arsyeja që Khabib vendosi të dal nga oktagoni ishin fyerjet e shumta nga Danis gjatë meçit, por duket se këtu ka diçka më shumë.
Në një video të publikuar sot (e premte) shikohet se ishte menaxheri i Khabib, Rizvan Magomedov, teksa futej në oktagon ngacmoi Danisin, duke e goditur në shpatulla.
Pas kësaj Dillon Danis që ishte i nervozuar nga humbja e shtyu Magomedovin dhe kjo pjesë u kap nga syri i Khabib, i cili pa menduar shumë kaloi rrethojat e kafazit.
Aktualisht Conor dhe Khabib janë suspenduar përkohësisht nga UFC-ja, por rusi ka kërcënuar me largim nga UFC nëse kompania përjashton ndonjërin nga sportistët e skuadrës së tij që ishin të përfshirë në përleshje. /Telegrafi/
This vid shows Khabib's Dominance MMA managing partner Rizvan Magomedov harassing Dillon Danis who pushes him away as Nurmagomedov notices the skirmish & jumps in to assist. Magomedov who can be seen in other videos scuffling with police trying to break up the brawl was arrested. pic.twitter.com/vP4iFiH219
— Mike Russell 🕵️ (@MIKERUSSELLMMA) October 9, 2018