Telegrafi

Publikohet video e shkurtër e këngës që i dedikohet “Dardanëve”

Kosova po shënon gjithnjë e më shumë suksese në rrafshin ndërkombëtar sportiv.

Gjatë mbrëmjes së kaluar, Dardanët arritën të triumfojnë si mysafirë të kombëtares së Bullgarisë me rezultat 3-2.

Kjo ka bërë që të realizohen edhe shumë projekte muzikore për sukseset e djelmoshave tonë në botën e futbollit.

Jehona Lumi dhe Florent Abrashi do të sjellin shumë shpejt këngën më të re që u dedikohet heronjtë më të ri të vendit tonë.

“Gol duam dol” është një ndër këngët e fundit që do të publikohet shumë shpejt, ku video e shkurtër tashmë është sjellë para publikut.

Lexo po ashtu Prapaskenat e ndeshjes Bullgari – Kosovë: Alivanosja e nënkryetarit të FFK-së, njëmijë ‘Dardanë’ në Sofje, zënkë në sektorin VIP dhe festa e çmendur në zhveshtore

Kujtojmë se e gjithë kënga dhe videoja është bërë në koordinim me FFK-në si dhe tifo grupin “Dardanët”.

Ndryshe, theksojmë se organizator është Emir Krasniqi gjersa producent, Rinor Ukimeri. /Telegrafi/