Site icon Telegrafi

Publikohet trajleri i filmit për Nëna Terezën (Video)

Ka filluar të shfaqet në kinematë Amerikane filmi që tregon jetën dhe vemrpimtarinë e Nënë Terezës, e cila është e njohur në botë si një grua humaniste, që jetën e saj ia dedikoi të varfërve.

Filmi në fjalë titullohet “The Letters” (Shkronjat) dhe tregon për disa shkrime sekrete të Nënë Terezës, të cilat u publikuan në vitin 2007, ku ajo flet për besimin dhe për ndjenjën se Krishti e kishte braktisur.

Rolin e humanistes së madhe shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu, e njohur si Nëna Terezë, e luan Juliet Stevenson dhe kritikat e para për rolin e saj janë tejet pozitive.

Filmi u shfaq premierë në kinematë amerikane më datën 5 Dhjetor, ndërsa përshkrimi i trejlerit tregon historinë e Nënë Terezës, frymëzimin e saj për të ndihmuar njerëzimin si dhe heqja dorë nga pasuria për të plotësuar vullnetin e Perëndisë për të ndihmuar njerëzit.

Nëna Terezë u nderua edhe me Çmimin Nobel për Paqe, si rezultat i punës së saj të bamirësisë me personat e varfër, kryesisht në Kalkutë dhe ajo njihet edhe me një emër ndryshe si, ‘Nëna e Kalkutës’.
Në shtator të vitit 2016, me vendim të Papës, Nënë Tereza do të shpallet shenjtore.

Më posht lajmit mund të shihni trejllerin e filmit “The Letters”:

Exit mobile version