Site icon Telegrafi

Publikohet ‘traileri’ i pjesës së dytë të sezonit të fundit të “La Casa de Papel”

Foto: Netflix

Netflix ka zbuluar datën e publikimit për episodet e fundit të sezonit të pestë të “La Casa de Papel”.

Seriali shumë i shikuar i zhanrit dramë/krim në gjuhën spanjolle ka pasur sezonin e fundit të ndarë në dy pjesë, me pesë episodet e para që u publikuan në fillim të shtatorit.

Tani Netflix ka bërë të ditur se kur do të jenë të disponueshme për t’u parë pesë episodet e fundit të sezonit të pestë.

Foto: Netflix

Seriali në fillim kishte një shfaqje origjinale prej 15 episodesh në kanalin Sapnish Antena 3 nga maji deri në nëntor të vitit 2017, përpara se Netflix të merrte të drejtat e shpërndarjes ndërkombëtare.

Më pas ata filluan transmetimin global, deri sa përfundoi duke u bërë seriali më i shikuar në gjuhën jo-angleze në Netflix në fillim të vitit 2018.

Lexo po ashtu Ashtu si "Squid Game", seriali i ri koreano-jugor "My Name" fillon të shikohet me të madhe në disa shtete

Historia fokusohet në dy grabitje: Një në fabrikën e prodhimit të parave të Spanjës dhe më pas një të Bankës së Spanjës.

Gjithçka tregohet përmes këndvështrimit të një prej grabitësve, të quajtur Tokio, me grabitjet e planifikuara nga koka e grupit, drejtuesi që të gjithë e quajnë profesor.

Kur do të jetë i disponueshëm në Netflix pjesë e dytë e sezonit të pestë të “La Casa de Papel”?

https://twitter.com/NetflixUK/status/1455897616982609926

Në një postim në llogarinë zyrtare në Twitter, Netflix shkroi: “Grabitjes më të madhe në botë i vjen fundi. Episodet e fundit të ‘La Casa de Papel/Money Heist’ mbërrijnë më 3 dhjetor”.

Krahas postimit ishte bashkangjitur edhe ‘traileri’ zyrtar i pjesës së dytë të sezonit të fundit të serialit spanjoll. /Telegrafi/

Exit mobile version