Site icon Telegrafi

Publikohet traileri, filmi 18+ me Rita Orën si aktore ka skena hot dhe lojëra seksuale (Video)

Këngëtarja shqiptareRita Ora, ka bërë debutimin e saj në aktrim duke u paraqitur në vazhdimin e filmit kontrovers “50 Shades of Gray”.

Dhe filmi i ri i cili tani mban titullin “50 Shades Darker”, nuk do të mund të shikohet nga të rinjtë nën moshën 18-vjeçe apo pa praninë e prindërve, sepse ky projekt është përplot përmbajtje të fuqishme seksuale dhe erotike, bëjnë të ditur mediat e huaja.

Lexo po ashtu Kush është prapa suksesit të Rita Orës?

Në të vërtetë, ky film i cili premierën do ta ketë pikërisht më 14 shkurt të vitit të ardhshëm pra në Ditën e të Dashuruarve, as këtë herë nuk do t’i dëshpërojë pritjet e publikut, pasi Dakota Johnson dhe Jamie Dornan sërish do të paraqitet si çifti i cili praktikon lojëra seksuale sado – mazo.

Ndërsa publiku besnik me të drejtë pret që në këtë film të ketë më shumë lakuriqësi dhe gjuhë të pistë. Dhe këngëtarja kosovare pritet të ketë një paraqitje të nxehtë, edhe pse nuk do të ketë skena të seksit.

Lexo po ashtu Rita shndërrohet në bukuroshe të viteve të 20-ta në filmin e ri (Foto)

Kritikat për këtë vazhdim janë mjaft pozitive, edhe pse është kritikuar paska përmbajtja tepër eksplicite. Dhe pikërisht kjo përmbajtje do të bëj që në shumë vende, sidomos ato komuniste dhe ato myslimane, ta censurojnë shfaqjen e këtij filmi. Si do që të jetë, numri i atyre që mezi e pret këtë film, është jashtëzakonisht i madh.

Exit mobile version