Telegrafi

Publikohet remiksi i këngës “Fotografia të Bleros, nga producenti i ri ALBOS

“Fotografia” është një prej hiteve më të mëdha në karrierën e këngëtarit të njohur vendor, Blero Muharremi.

Pas shumë vitesh, një nga producentët e rinj të skenës ka vendosur ta sjell një version remiks të kësaj kënge.

Bëhet fjalë për ALBOS – një këngëtar dhe producent i ri në industrinë e muzikës vendore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

ALBOS është nën ombrellën e këngëtarit Blero, dhe projekti në fjalë mban vulën e vet interpretuesit të versioni origjinal të saj.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube, shoqëruar me një video, e cila i përshtatet atmosferës së stinës në të cilën ndodhemi.

Ky ripërpunim pritet që të ketë sukses, njashtu si vet kënga origjinale e publikuar para më shumë se një dekade. /Telegrafi/