Këngëtarja Beatrix Ramosaj vazhdon të mahnitë publikun nga java në javë me paraqitjen e saj në spektaklin “Your Face Sounds Familiar”.
Në këtë spektakël, ajo ka sjell imitimin e shumë personazheve të njohur shqiptarë por edhe të huaj.
Në spektaklin e kësaj jave, Këngëtarja Ramosaj u vu përball një sfide mjaft të vështirë, pasi i duhej të imitonte reperin e njohur shqiptar Noizy.
Ajo performoi në skenë një kolazh këngësh të reperit, gjersa kishte sjell edhe një performancë bashkë me trupën e baletit të TV Klan.
E veshur me një xhup të kuq, xhinse në stilin ‘gangsta’ dhe me flokë të kapura lart e mjekër “të sajuar”, Beatrix ia doli që të sjell një tjetër version të reperit Noizy. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=IDqJpcW9kEY