Telegrafi

Publikohet orari për ndeshjet e javës së 23-të në Superligën e Kosovës

Superliga e Kosovës pritet të kthehet në aksion javën e ardhshme, më saktësisht me datën 5 qershor.

Si pasojë e pandemisë së coronavirusit, futbolli kosovar ka qenë i pezulluar nga 15 marsi, kurse javë më parë, Ministria e Shëndetësisë, ka dhënë ‘dritën jeshile’ që të rifillojë Superliga e Kosovës.

Pas këtij vendimi, skuadrat kanë filluar përgatitjet pasi që i pret një luftë e madhe për t’i arritur objektivat e klubeve, transmeton GazetaSheshi.

Lexo po ashtu Zyrtare: Superliga fillon me 7 qershor dhe mbaron me 25 korrik

Kurse, tashmë është publikuar edhe orari i xhiros së 23-të për rifillimin e kampionatit.

Kjo xhiro hapet me ndeshjen Llapi-Dukagjini e cila pritet të zhvillohet më 5 qershor nga ora 16:00.

Ndërsa, lideri i Superligës, Ballkani, ndeshjen ndaj Drenicës do ta zhvilloje ditën e diel me 7 qershor.

Lexo po ashtu FFK konfirmon vendimin: Skuadrat mund t’i bëjnë nga pesë zëvendësime në ndeshje

Orari i plotë për xhiron 23:

E premte, 5 qershor

Llapi-Dukagjini

E shtunë, 6 qershor

Drita-Flamurtari

Feronikeli-Vushtrria

E diel, 7 qershor

Ballkani-Drenica

Gjilani-Trepça ’89

Prishtina-Ferizaj

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohet me fillim nga ora 16:00, përveç ndeshjes Prishtina – Ferizaj që të zhvillohet në ora 18:00.