Superliga e Kosovës pritet të kthehet në aksion javën e ardhshme, më saktësisht me datën 5 qershor.
Si pasojë e pandemisë së coronavirusit, futbolli kosovar ka qenë i pezulluar nga 15 marsi, kurse javë më parë, Ministria e Shëndetësisë, ka dhënë ‘dritën jeshile’ që të rifillojë Superliga e Kosovës.
Pas këtij vendimi, skuadrat kanë filluar përgatitjet pasi që i pret një luftë e madhe për t’i arritur objektivat e klubeve, transmeton GazetaSheshi.
Kurse, tashmë është publikuar edhe orari i xhiros së 23-të për rifillimin e kampionatit.
Kjo xhiro hapet me ndeshjen Llapi-Dukagjini e cila pritet të zhvillohet më 5 qershor nga ora 16:00.
Ndërsa, lideri i Superligës, Ballkani, ndeshjen ndaj Drenicës do ta zhvilloje ditën e diel me 7 qershor.
Orari i plotë për xhiron 23:
E premte, 5 qershor
Llapi-Dukagjini
E shtunë, 6 qershor
Drita-Flamurtari
Feronikeli-Vushtrria
E diel, 7 qershor
Ballkani-Drenica
Gjilani-Trepça ’89
Prishtina-Ferizaj
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohet me fillim nga ora 16:00, përveç ndeshjes Prishtina – Ferizaj që të zhvillohet në ora 18:00.