Tashmë është bërë e ditur se Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari janë bërë bashkë për një film.
Kundërshtarët më të mëdhenj në Big Brother VIP Albania 2 tani janë protagonistët kryesorë të filmit të ri, “Në kuadër të dashurisë”.
Së fundmi u publikua një video nga prapaskenat e xhirimeve, ndonëse janë zbuluar thuajse të gjitha nga ky projekt.
Dyshja shfaqen në humor të mirë me njëri-tjetrin, përkundër veprimeve dhe tensioneve në reality shou-n.
Në videon e re, artisti shkodran shihet duke kënduar e duke i ngacmuar aktorët e tjerë të filmit.
Ai madje në një moment shihet duke e ngacmuar edhe Oltën, e cila po qeshte vazhdimisht me të.
“Hajde në dhomë të gjumit, lëri llafet”, dëgjohet duke thënë Ejlli.
Filmi siç është njoftuar do të dalë në kinema në muajin tetor.
Të tjerë të përfshirë në film janë: Sara Hoxha, Luan Jaha, Ylber Bardhi, Olta Daka, Salsano Rrapi, Zaimira Kita, Ndriçim Xhepa etj. /Telegrafi/