Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora, arriti majat në tregun ndërkombëtar me sukseset e saj.
Sot me sukseset e saj krenohet një komb, por shumë vite më parë, Rita ishte një personazh i panjohur dhe shumë i dashur në familjen e saj.
Familja e saj ka potencuar gjithnjë në intervista se ajo ishte “e çmenudra” në shtëpi, që këndonte pa pushim me çka edhe ishte një indikator i fuqishëm që ajo të vazhdonte rrugën drejt muzikës.
Nëna e këngëtares, Vera Sahatçiu-Ora, është ajo e cila nuk heziton që herë pas here të ndajë me ndjekësit e saj në Instagram imazhe të rralla, të fëmijërisë së fëmijëve të saj.
Së fundmi, Vera publikoi në InstaStory një tjetër fotografi të rrallë nga fëmijëria e Ritës, ku këngëtarja e famshme shihet pranë kushërirave të saj, teksa pozojnë te bredhi i vitit të ri.
Nga buzëqeshja, mund të vërehet lehtësisht se cila nga to është Rita, kjo pasi me kalimin e viteve, këngëtarja e lindur në Prishtinë ndryshoi shumë pak.
Aktualisht, Rita Ora gjendet në Paris për Javën e Modës që po zhvillohet atje, teksa ditë më parë ishte pjesë e një promovimi të madh me markën e njohur botërore “Escada”, ku shpalosi detajet e koleksionit të saj të përbashkët me këtë firmë veshjesh. /Telegrafi/