Telegrafi

Publikohet një imazh i Taynas nga adoleshenca

Tayna (Instagram/Tayna)

Ajo është një prej personazheve të momentit në skenën muzikore shqiptare.

Tayna konsiderohet një prej sensacioneve të zbuluara këtë vit.

Reperja ka goditur me disa hite, duke bërë për vete publikun shqiptar.

Me stil dhe duke treguar format, te Tayna sot e gjejnë veten si model shumë femra të reja.

Por, jo gjithmonë Tayna ka pasur një dukje të tillë.

Tash është publikuar një foto e saj nga adoleshenca ku ajo shfaqet krejt ndryshe nga sot.

Tayna karrierën e filloi duke performuar këngë të Eminemit në formë të “coverëve”, ndërsa sot është prej yjeve të momentit. /Telegrafi/