Zhaklin Lekatari është opinionistja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.
Ajo tashmë njihet për fjalët e drejtpërdrejta dhe komentet e prera që bën kundrejt banorëve brenda këtij formati.
Ndonëse nuk mban anën e askujt dhe gjykon situatat drejtë, gazetares së fundmi i është publikuar një audio-incizim që ka të bëjë me njërën nga banoret.
Skandalozeeeee #bbvipal pic.twitter.com/skQrUFpW53
— Rouge (@lafillerouge69) February 6, 2023
Në videon që është publikuar në Twitter dëgjohet Zhaku duke treguar se është shantazhuar nga bashkëshorti i Olta Gixharit.
Ajo tutje thotë se ndihet e ofenduar dhe se nuk mund ta blejë me para, duke theksuar se nuk është Olta.
@_bigbrothervip2 Kjo eshte voice recorde i bere nga Zhaklina e cila thote qe burri i Oltes e ka kercenuar dhe ka kerkur ti ofroje para ne menyre qe fitorja te shkoje Oltes. #fyp #oltagixhari #zhaklinlekatari #bigbrothervipalbania ♬ original sound – bigbrothervip2
“Unë ia thashë produksionit sot, burri i Oltës do të më shantazhojë dhe unë ndihem e ofenduar që burri i Oltës mendon që mund të më blej mua me lekë. Unë nuk jam Olta nuk blihem i thashë Sara Hoxhës”, tha ajo.
Kjo video tani është bërë virale dhe po qarkullon gjithandej nëpër rrjetet sociale. /Telegrafi/